25
H, SH
2759 New Articles

BE hap thesin per Shqiperine, do investohet edhe ne Shkoder

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Mes 6 vëndeve të Ballkanit që marrin pjesë në samitin e Triestes, Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përfitojë më shumë fonde nga Bashkimi Europian.

Për Shqipërinë Bashkimi Europian ka aprovuar një grant prej 335 milionë eurosh i cili do të përdoret për të realizuar pesë projekte. Bëhet fjalë për këto projekte:

Porti i Durrësit

Lumi i Bunës dhe parku kombëtar i liqenit të Shkodrës

Diga e Skiavicës Linja e lartë e tensionit të energjisë elektrike

By-Pass-i i Lezhës

Një vit me herët Shqipëria, për sa i përket fondeve të thithura në BE, ishte i treta në rajon duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion. Ndërkohë në vitin shkuar tre projektet e aprovuara një vit më parë ishin gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit. Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë euro në formë granti.