18
Sh, N
2975 New Articles

Prefektura urdher Bashkive: Merrni pergjegjesite per zjarret

AKTUALITET
Typography

Prefektura e qarkut Shkodër ka lëshuar një urdhër të prerë për bashkitë e qarkut që të zbatojnë kompetencat që u lindin këtyre institucioneve të nivelit lokal sa i përket parandalimit të zjarreve.

Shefi i emergjencave civile në prefekturë Pëllumb Dani konstatoi se nuk është shkëmbyer informacioni i duhur sa i përket vrojtimit të territorit.

Ndërkohë, Dani kërkoi menjëherë ngritjen e Shtabeve të Emergjencave Civile në të gjitha bashkitë, ndërsa kërkoi zbatimin me përpikmëri të planit të masave të hartuar më datë 4 korrik.

Ndërkohë, ditët në vijim bashkitë dhe inspektoriati i mjedisit do të kenë gati raportet sa i përket numrit të zjarreve.