23
Sh, SH
2745 New Articles

Njihuni me mbareshtuesin e shpendeve te egra ne Shkoder

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Teksa shumë shpendë të egjër janë drejt zhdukjes në vendin tonë, është një person në Bushat të Shkodrës që prej 15 vitesh mbarështon rreth 20 lloje në rezervatin e tij të ndërtuar në pronë private. Pa mbështetjen e shtetit apo shoqatave të ndryshme, Dervish Çelepija ka arritur që të rrisë rreth 400 shpendë.

Celepija ka ngritur edhe një rezervuar të vogël ku mbarështon peshk të liqenit të Shkodrës. Ndërkohë ai vitet e fundit po kujdeset për të shtuar disa lloje shpendësh tejet të rrallë dhe në rrezik zhdukjeje.

 

I apasionuar për t'u kujdesur për shpendët, Dervishi ofron të gjithë pronën e tij nëse shteti do t'a subvenciononte për të ngritur një rezervat të mirëfilltë natyror.

 

 

Rezervati i ngritur nga ky banor i Bushatit ndiqet me kureshtje jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe të huaj që e vizitojnë. Gjahtarët gjithashtu organizojnë takime në këtë hapësirë të blertë mes shpendëve të shumtë. Kjo hapësirë është ndoshta vendi I vetëm në Shqipëri që vetëm në pak metra largësi arrin të sodisësh lloje të rralla shpendësh.