17
E, G
2649 New Articles

Rankimi i Universitetit te Shkodres, pedagogu jep alarmin ?!

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

E ka fajin interneti apo universiteti?!

Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), ka publikuar në faqen e tij zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë, përfshirë edhe vendin tone.

Në fakt universitetet shqiptare (publike dhe private) çdo herë renditen shumë dobët krahasimisht me vendet e tjera. Por, ajo që bie në sy këtë vit ështē se sipas listës të publikuar online, Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ndodhet në vendin e 14870. Në raport me rankimin e vitit të kaluar USH ka rënë në mënyrën më të pabesueshme me 860 vende. Në rankimin e kaluar Universiteti i Shkodrës linte pas universitetet e Mjekësisë, të Arteve dhe të Sporteve në Tiranē, si dhe ato të Vlorës, të Elbasanit, të Durrësit, të Korçës, të Gjirokastrës dhe shume institucione të arsimit privat. Kjo situatë rezulton e përmbysur totalisht ne rankimin e publikuar para pak ditëve.

Këtij publikimi po i bëhet jehonë në të gjitha mediat kryesore të vendit tonë dhe kjo natyrisht që cënon jo vetëm reputacionin e këtij institucioni me traditë 60 vjeçare dhe të vetmin në veriun e Shqipërisë, por do të ketë ndikim edhe në vendimarrjen e të studentëve të rinjë për të zgjedhur për të vazhduar studimet aty.

Prandaj institucionalisht, ose duhet të denoncohet mediatikisht dhe gjyqësisht organizmi dhe faqja web që ka bërë këtë rankim skandaloz ose përndryshe duhet të merren masa të menjëhershme për përmisimin e problematikave te konstatuara në të.

Gjithashtu, intelektualët e Shkodrës duhet të merren më tepër në analizimin e këtyre situatave, pasi për këtë qytet nuk ekziston vetëm diskutimi për "Vllazninë"... përndryshe të kërkohet që për universitetin të diskutojnë specialistët e futbollit...