17
E, G
2649 New Articles

Thahet Fierza, shënohet niveli më i ulët i ujit në 15 vitet e fundit

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Liqeni i Fierzës është rezerva energjetike e Shqipërisë dhe kaskadës së Drinit.

Thatësira e këtij niveli dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që liqeni të arrijë nivel aq të ulët sa nuk është parë prej vitesh.
Faredin Elezi është lindur e rritur në Kukës. Ai na tregon se nuk e ka parë liqenin në këtë gjendje prej kohësh.

“Kuota maksimale shikohet ku është, mund të ketë nja 12 vjet që nuk e kam parë këtë thatësirë, flas për vete”, thotë Faredin Elezi,. banor i Kukësit

Dikur banor i Kukësit të vjetër, Faredini thotë se me këto ritme shumë shpejt mund të dalin rrënojat e qytetit të përmbytur. Kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 20 vitet e fundit. Në 2002 dhe 2012.

“Kukësi i vjetër do 6 metra që të dalë se fillojnë të dalin gërmadhat që janë shembur”, thotë Elezi.

Situata në Fierzë ka përkeqësuar bilancin energjetik në vend. Niveli në hidrocentral arriti 268 metër, më i ulëti në 15 vitet e fundit.

Aktualisht në Fierzë po përpunohen vetëm prurjet natyrale prej 20 metër kub në sekondë të cilat shkojnë vetëm për nevojat e OST së për plotësimin e parametrave teknikë dhe humbjes në rrjet dhe shumë pak për operatorin e shpërndarjes që po importon 80 % të energjisë së hedhur në rrjet. /tch