19
D, N
3006 New Articles

Kujdes/ Mos pranoni akullin ne lokalet ne Velipoje

AKTUALITET
Typography

Akulli qe serviret me pije ne shume prej lokaleve ne bregdetin e Velipojes nuk eshte i garantuar

pasi shumica prej subjekteve private nuk furnizohen nga ujesjellesi, teksa uji qe vjen nga puset dhe shpimet ka probleme bakterologjike ndaj dhe makinetat e akullit duhet domosdoshmerisht te kene filtra pastrues. Deklarata vjen nga Areti Beruka shefe e inspektoriatit shteteror shendetesor. Beruka tha se jane te pakta subjektet qe jane te pajisura me dokumentacionin e inspektoriatit shteteror shendetesor .

Nderkaq ky institucion eshte fokusuar ne kontrollet e subjekteve ne zonat turistike , te cilat jane prioritet vec veprimtarise se zakonshme. Nga ana tjeter Inspektorati Shtetëror Shëndetësor fton të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes në përdorimin dhe shfrytëzimin e subjekteve që ofrojnë shërbime dhe të shmangin ato subjekte të cilat që në pamje nuk përmbushin kërkesat higjieno–sanitar.