25
H, SH
2759 New Articles

Kelmend - “Bashkimi bën fuqinë” edhe për të liruar trafikun

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

“Bashkimi bën fuqinë”. Kjo është një këshillë e mirë zbatimi i së cilës vjen në ndihmë dhe në rastet e bllokimit të trafikut.

Një video e postuar në facebook tregon një grup njerëzish që bëhen bashkë për të lëvizur një makinë në mënyrë që të lirohet trafiku i bllokuar në rrugën e Kelmendit.

Videoja është regjistruar më 5 gusht 2017 kur një numër qytetarësh ishin drejtuar në zemër të bjeshkëve të Malësisë së Madhe për të ndjekur aktivitetin kulturor “Logu i Bjeshkëve”

Videoja është regjistruar nga gazetari Musa Kurtulaj.

Mesaduket askush nga organizatorët e Logut të Bjeshkëve dhe policia, nuk e kishin parashikuar se mund të vinin kaq shumë automjete në Kelmend sa të paralizohej qarkullimi për disa ore.

/Oranews.tv/