18
Sh, N
2975 New Articles

Rama: Do të bëjmë shkurtime drastike në administratë

AKTUALITET
Typography

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, gjatë një mëngjesi me gazetarët në Llogara ka paralajmëruar se do të bëjë shkurtime drastike në administratë, veçanërisht në ato ministri që do të bashkohen në dy, tre bashkë, si në rastin e Ministrisë së Ekonomisë, Financave dhe Punës.

Rama u pyet specifikisht nga gazetarët për qeverinë e re dhe mënyrën sesi do të funksionojë ajo.  

Sipas tij, do të jetë një administratë e vogël, por jo shumë e vogël, pasi Shqipëria ka numrin më të vogël të punonjësve në rajon.

Ne bëmë goxha shkurtime në 2013-ën por prapë do të bëjmë shkurtime. Sepse, bashkimi i ministrisë së Ekonomisë me ministrinë e Punës do të bëjë një ministri, jo një federatë. Këështu që numri do të shkurtohet në mënyrë drastike.

Sa i përket shkurtimeve, nuk kemi ndonjë tendencë. Ne i kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Punën…Nuk kemi pasur tendencë në shkurtime,” tha Kryeministri.