23
Sh, SH
2745 New Articles

Opinion / Kush dhe Pse, po e bojkoton Keshillin Bashkiak !

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Dështimi për herë të dytë brënda 48 orësh i mbledhjes së këshillit bashkiak të Shkodrës, është një “sirenë alarmi” për të gjithë, jo vetëm për ato të cilët gëzojnë këtë titull të dhenë nga partitë politike dhe votuesit e Shkodrës, por edhe përgjegjshmërinë e të gjithë atyre që duhet seriozisht të mendojnë së kë duhet të zgjedhin për ti përfaqësuar

Sot, një natë para festës së Kurban Bajramit, me qindra familje në ndihmë ekonomike, i mohohet e drejta për të pasur më shumë të holla në xhepat e tyre të boshatisur, sot një natë para kësaj feste të rëndësishme për besimtarët myslimanë, këto “këshilltarë” të zellshëm gjatë fushatës elektorale, nuk dënjuan as të marrin pjesë në atë që quhet vendimmarrje për qytetin, duke zgjedhur rehatin e tyre personale, përballë vështirësive ekonomike, apo nevojave më imediate të banorëve më të varfër të Shkodrës.

Megjithatë, këmbanat e alarmit sot bien edhe politikisht, për atë që duan të kuptojnë, se në lojën e numrave, “drejtuesit” politike kanë ngatërruar edhe llogaritë, sepse në të tillë situatë nuk ka matematikë që i del në mbrotje

Por përtej shifrave dhe numrave, ku me “sforco” në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës,  ishin 22 anëtarë, kjo mbledhje verteton katerciprisht, faktin e thjesht, askush nuk është aty për të zgjidhur hallet dhe problemet e një qyteti, por gjithçka është thjesht për të “ngopur” interesat e tyre personale, herë  herë edhe me makinacione të ulëta që nuk dëmtojnë askënd tjetër përvec se banorët  më të varfër të këtij qyteti, përfituesit e ndihmës ekonomike, atë të paaftësisë, përfituesit e kempit social, pikërisht këtë kategori që ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për përkujdesje, dhe jo për bojkote që në thelb kanë interesin personal.

Sot, salla e këshillit Bashkiak të Shkodrës,  duket se lëshon një mesazh për të gjithë ne! “Hallet dhe problemet që keni zgjidhini vetë”, ashtu sic në dukje edhe këshilltarët po mundohen të zgjidhin hallet dhe interesat e tyre personale në këtë formë.

 

Por sa për kujtesë, askush nuk shqetësohet se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk bëhet, administrata e Bashkisë Shkodër, do ta marrë rrogën në fund të muajit, po ashtu edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër do të paguhet, pa para dhe pa buxhet ngelin ato që kanë nevojë dhe ju besuan, por këtë besim mesa duket sot në gjysmën e mandatit të gjithë e paskan harruar!