23
Sh, SH
2745 New Articles

MARINAJ: LSI U HYRI NË HAK MALËSORËVE

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Fermeret e Malesise se Madhe jane diskriminuar sa i takon subvencionimit te bimeve medicinale por dhe kulturave te tjera. Deklarata vjen nga vete kryetari i Bashkise se Malesise se Madhe Tonin Marinaj i cili thote se ato kane patur zero perfitime, ndersa nuk ishin aspak ne referencat e Ministrise se Bujqesise tek e cila influenconte direkt Levizja Socialsite per Integrim.  Ndresa pritet qe tani e tutje politikat e subvencionimit te jene te drejta dhe zhvilluese.

 

 

 Marinaj pranoi se eshte e veshtire te gjendet treg per te gjithe ato fermere qe kultivojne bime medicinale, pasi ato jane perqendruar ne nje kulture te vetem duke ndeshur ne mbiprodhim dhe si rezultat i kesaj dhe produkti u ngelet stok

 

 

 

Në rrethin e Malësisë së Madhe, bujqësia është orientuar kryesisht në kultivimin e bimëve mjeksore dhe aromatike, pjesa më e madhe e të cilave eksportohen në SHBA. Janë rreth 2 mijë fermerë që punojnë në këtë sektor të rëndësishëm për eksportet shqiptare. Por, vitet e fundit, shtimi i prodhimit të bimëve mjeksore dhe atyre aromatike, ka ndeshur në kuotat e limituara të eksportit, çka ka bërë që një pjesë e prodhimit të mbetet stok në magazinat e fermerëve.