23
Sh, SH
2745 New Articles

I mpirë nga dhimbja - Apeli i babait të gjyqtares së vrarë: Gra bëhuni trime, mos duroni dhunën!

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Thonë që dhimbja është për burrat dhe ndoshta kanë të drejtë.

Tanimë, kur bota i është shembur nën këmbë, me karakterin e fortë të një shkodrani, Benjamin Havizi, babai i gjyqtares së vrarë nga ish-bashkëshorti Fildes Hafizi, përcjell për mikronin e Ora News këtë mesazh për gratë dhe vajzat që jetojnë nën terrorin e dhunës së bashkëshortëve.

Bynjamin Hafizi: U bëj thirrje të gjithë grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave. Bëhuni trime dhe mos pranoni. Ai që e rreh gruan, ai që vret gruan është mashkulli më i poshtër. Jo mashkull, nuk duhet me qujt mashkull. Kafsha më e poshtër e shoqërisë njerëzore.

Intervista ekskluzive per televizionin Ora News u mor nga gazetarja e Ora News Manjola Hasa