18
Mer, T
2793 New Articles

Sot portalet e "vrane" / Reagon pedagogu i gazetarise ne Shkoder

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

I ashper ne nje postim ne rrjetet sociale, ka qene pedagogu i Deges se Gazetarise ne Universitetin e Shkodres Ardi Hoti. Pedagogu dhe gazetari i njohur, nuk ka kursyer kritikat ndaj atyre qe me nje te klikuar kerkojne te bejne "skupin" e madh, duke i veshur nje tjeter foto nje viktime, e aq me keq duke shkaktuar "plage" te renda sociale. 

 

Postimi i plote: 

Interneti, fcb ,twitter ,etj etj ... i dha te drejten e fjales dhe budallait", pati thene pak para se vdiste i madhi Umberto Eco .
E Vertete shume.
Mjafton nje llogari ne fcb dhe nje idot , nje budalla , nje pijanec , nje i paafte , nje gazetar apo intelektual injorant apo cfardo qofte sot flet nga e njenjta foltore e me te njenjtin mikrofon qe flet i afti , shkencetari, gazetari dhe intelektuali i vertete .
Raste pa fund e ne forma te ndryshme po me i fundit ishte sot .
Vritet Mirsad Kuci ne Shkoder .Kjo per fat te keq e vertet .Po ne foto disa portale nuk vendosin foton e viktimes po vendosin foton e nje tjetri Mirsad Kuci( thjesht kush i ka dale i pari ne kerkim ne fcb ) .
Ky njeriu qe vendosen ne foto eshte shok i yni shume aktiv ne nisma te ndryshme qytetare .Por sot portalet e" vrane". 
Nje internet qe gjithve po na vret apo ku gjithe po vrasim veten .......!?