19
D, N
3006 New Articles

Vajza nga Tropoja i dërgon letër Ramës

AKTUALITET
Typography

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, pak minuta më parë, një letër të gjatë të një vajze nga Tropoja bashkë me shpjegimet e tij për çështjen e HEC-eve që po ndërtohen në lumin Valbonë.

“Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte, ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në mënyrë që unë t’u shkruaja ju. Dje morën një vendim zotëri, e dëgjuat? Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza, sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi. Ju, keni në dorë timonin apo jo?” – i shkruan vajza nga Tropoja, Ramës, por ky i fundit i thotë se vendimin e kanë marrë gjykatat.

“Timoni që unë kam në dorë nuk drejton gjykatat, e dashur vajzë nga Tropoja! Sepse gjykatat janë një pushtet tjetër, i pavarur siç i përcakton kushtetuta dhe i korruptuar siç i përcakton populli; opinion që unë e ndaj plotësisht. Timoni që unë kam në dorë drejton thjesht dhe vetëm shumicën qeverisëse” – shkruan kreu i qeverisë që kërkesës së vajzës për të bërë “diçka” i nxjerr përpara vendimet e ish-kryeministrit Berisha.

“Në fakt unë e kam bërë detyrën time, domethënë gjithçka që mund të bëja, për një projekt që të miratuar më parë nga dikush që fjalën Tropojë e ka dëgjuar shumë dekada para meje dhe Valbonën e ka shijuar mijëra e mijëra herë më shumë se sa unë. Në projektin e miratuar prej tij nuk ishin dy, sa janë sot, po katër HEC-e dhe plus një varg të tjerësh me radhë, bash 13 HEC-e(!) përgjatë Valbonës! Dhe këta katër, që kishin kry punë me shtetin me të gjitha letrat, ishte qeveria ime që i frenoi për t’i rishikuar, duke i reduktuar në dy në numër dhe transformuar në formë e përmbajtje; ndërkohe që vargut të 9 të tjerave nuk u janë dhënë letrat e fundit që u mungonin” – thotë ndër të tjera Rama.

“Dhe më besoni, janë shumë më të pranueshme se ç’ishin, edhe pse unë ato leje s’do t’i kisha dhënë kurrë (por as nuk i anulloja dot, sepse janë dhënë nga qeveria shqiptare e kjo, ligjërisht do të mjaftonte që në rast anullimi, HEC-et të bëheshin prapëseprapë – jo 2 po 13 – edhe shteti të merrte penalitet financiar, për mohimin po nga qeveria shqiptare të një të drejte të dhënë më parë)” –e mbyll Rama duke e “ngushëlluar” se Valbona tani e tutje “nuk do të jetë më virgjëresha që ishte, por jini e bindur, do të mbetet një shtojzovalle e mrekullueshme me dy nishane të pakuptueshëm në trupin e saj”.