19
D, N
3006 New Articles

Shkodër / Operacioni "fshesa" në administratë

AKTUALITET
Typography

Operacioni fshesa ne adminsitraten publike ndihet ne shume drejtori te Shkodres.  Largimet masive nga puna jane reflektuar dhe ne Konfederaten e Sindikates ne Shkoder, duke qene se jane dhjetra punonjes qe kerkojne mbeshtetje ligjore per tu rikthyer ne pune  apo fituar demshperblim.  Ndersa vihet re se shume persona jane punesuar ne administrate pa asnje kontrate,  c'ka i nxjerr zbuluar nga mbrojtja ligjore

 

Punesimet partiake dhe largimet po ne kete forme , kane  bere qe per 27 vite ne Shqiperi te mos kemi nje administrate profesioniste por adminstrata jone te jete e mbushur me militante te cilet nuk i pergjigjen nevojave te qytetareve

 

 

Nga ana tjeter jane me dhjetra rastet e paraqitura ne Gjykaten Administrative per largim te padrejte nga puna, ndersa ajo qe dihet eshte se sa here ka nderrim pushtetesh administrata eshte e para e frikesuar per vendin e punes. Largimet ne te shumten e rasteve jane pa asnje motivacion, ndresa hera -heres perdoret si argument ristrukturimi i drejtorive. 

 Me te prekurat deri me tani jane jane institucione qe me pare ishin en varesi te LSI, dhe tashme qe "tepsia" i ka ikur nga duart, e njejta gje ndodh me te punesuarit nen siglen e kesaj force politike. Largimet jane tek DSHP, ne posten Shqiptare dega Shkoder, AKU, hipoteke etj.  

 

 /starplus