19
D, N
3006 New Articles

Rasti i Fildeze Hafizit sensibilizon grate shkodrane, 2 -fishohen denoncimet ndaj burrave

AKTUALITET
Typography

Gratë që denoncojnë burrat kur ata dhunohen janë shtuar. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për të kërkuar ndihmë kur dhunohen njeh një prevalencë në rritje dyfish më shumë. Sipas Besara Podgoricës, pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja” në marrdhëniet publike, fenomeni nuk njeh rritje, por lajmi i mirë është që edhe vetë institucionet e drejtësisë kanë një sensibilizim më të madh për të tilla raste. Sidomos, pas vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, ndikimi si tek shteti, ashtu edhe tek gratë e dhunuara ka qenë i një niveli të lartë.

 

 

Sipas Podgoricës, edhe rastet që ndiqen nga gjykatat për raste të dhunës ndaj grave është rritur me 14%. Ndërkohë, organizata “Gruaja tek Gruaja”, që prej vitit 2002 ofron asistencë psikologjike, asistencë për përfaqësim ligjor falas. Strehim 48 orësh për viktimat e dhunës dhe këshillim për djem dhe burra të dhunshëm.