19
D, N
3006 New Articles

200 punonjes te DSHP pa paga, reagon sindikata

AKTUALITET
Typography

 

 Mbi 200 punonjes te drejtorise se Shendetit Publik ne Shkoder nuk kane marre pagen. Kjo per shkak te largimit te titullarit te ketij institucioni dhe mos zevendesimit me nje tjeter. Mungesa e firmes se drejtorit ne fondin e pagave ka bere qe dhjetra familje te vihen ne veshtiresi serioze.

Ky problem eshte ngritur nga drejtuesi i Sindikates se Shendetesise ne Shkoder Paulo Kaceri i cili tha se brenda 2 ditesh pagat e punonjesve do kalojne ne banke. 

 

Kaceri tha se eshte e paparanueshme qe sa here qe ka largim titullaresh te ndodhin te tilla fenomene, duke kujtuar se kjo situate ka renduar ne buxhetin familjar te mbi 200 punonjesve

 

 Sindikata e shendetesise sqaroi  qe brenda 2 ditesh, duke nisur nga e marta  pagat do merren nga punonjesit dhe nese nje gje e tille nuk ndodh do te merren masa sipas aksioneve sindikale.