01
H, M
2126 New Articles

Nuk ka numrat, dështon ndryshimi i paketës fiskale

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Ndryshimet në paketën fiskale, kanë dështuar pas dy orë diskutimesh në këshillin e Bashkisë së Shkodrës.

Largimi nga salla e këshilltarëve të PS-LSI, dhe mungesa e disa këshilltarëve të Partisë Demokratike, ka bërë që propozimet të rrëzohen, me 25 vota pro dhe 1 votë kundër.Pavarësisht se në sallë ishin dy këshilltarët e Partisë Socialiste Renato Radoja dhe Gjovalin Ndoj, të përjashtuar në fakt, nuk ka mjaftuar që propozimet e sjella nga Bashkia e Shkodrës të kalojnë duke e shtyrë keto propozime për mbledhjen e arshme. Ndërkohe që për shkak të mungesës së korumit të nevojshëm, nuk është hedhur në diskutim as marrëveshja e me GIZ, e cila do ti sillte Bashkisë së Shkodrës një serë të ardhurash për menaxhimin e situatave të përmbytjeve. Ky ka qënë verdikti i këshilltarëve të Bashkisë së Shkodrës, një vendim që lë hapur një serë tezash të cilat duket se do zbardhen në të ardhmen, tashmë që zyrtarisht kemi edhe një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.