21
Sh, T
2795 New Articles

Myftiu i Shkodres takohet me drejtorin e policise Shkoder

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Paraditën e së mërkurës, më 7 dhjetor 2016, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, z. Alban Çela.Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit zhvilluan një bisedë të dobishme mbi bashkëpunimin, ruajtjen e vlerave dhe ekuilibrave qytetarë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në aktivitete e projekte të dobishme në shërbim të vlerave morale dhe ruajtjes nga ligësitë e kohës.

Myftiu i Shkodrës, konfirmoi edhe një herë angazhimin e Myftinisë për të ndjekur me shumë këmbëngulje kthimin e pronave legjitime të saj, sikurse kërkoi nga Drejtori i Policisë bashkëpunimin e Policisë së Shkodrës në raste nevoje, duke theksuar se Myftinia Shkodër është e pamundur të shkelë a të dhunojë pronën e huaj, që e konsideron të shenjtë dhe të mbrojtur. Ai përsëriti se prona është e shenjtë dhe se pronari legjitim duhet përkrahur dhe mbrojtur nga shteti në rrugëtimet e tij për rikthimin e saj në identitet. Nga ana e tij, Drejtori i Policisë Shkodër, e garantoi Myftiun se institucioni që ai drejton do të jetë përherë bashkëpunues me Myftininë e Shkodrës, sa herë që do nevojitet, në shërbim të interesave legjitime të këtij institucioni. Ai vlerësoi angazhimin e Myftinisë Shkodër në drejtim të ruajtjes dhe përhapjes së vlerave të besimit, moralit dhe qytetarisë në shoqëri.