24
H, P
2107 New Articles

Çmimi i mbetjeve, sa ishte studimi për Landfillin në Bushat

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Ceshtja e cmimit për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, është kthyer sërish në qëndër të vemendjes. Deklarata e prefektit Radovani, i cili ka qënë në rolin e negociatorit para 3 vitesh në nënshkrimin e marrëveshjes mes Landfillit të Bushatit dhe Bashkisë së Shkodrës,

ka ngritur alarmin që çmimi duhet të rishikohet kjo edhe për shkak të mos plotësimit të nevojave që ky landfill ka për të tjera investime. eetimes.al, rikthen edhe njeherë në qëndër të vemendjes raportet dhe studimet që janë berë për cmimin e depozitimit të mbetjeve per ton në këtë landfill

Marreveshja e bashkëpunimit

Për mbarëvajtjen sa më të mire të punëve, është lidhur një akt- marrëveshje me të gjitha komunat dhe bashkitë e përfshira në studimin e depozitimit të mbetjeve në Bushat, për të sjellë mbetjet në këtë landfill. Një memorandum mirëkuptimi është lidhur dhe me bashkinë e Shkodrës, me pjesëmarrjen e aktorëve të drejtpërdrejtë të përfshirë në proces - komunat dhe bashkitë respektive, këshillat e qarqeve Shkodër e Lezhë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Studimi

Një studim i ndërmarrë nga USAID mbi koston për 1 ton mbetje të depozituar në landfill, tregoi se çmimi për 1 ton mbetje në landfill ishte 7 euro për një sasi prej 130 ton mbetje në ditë. Çmimi i studimit gjatë ndërtimit të këtij landfilli doli 18 euro.

Disa të dhëna për Landfillin e Bushatit: Fondi i investimit: 4.2 milion euro, dhënë nga buxheti i shtetit

Popullsia të cilës do t’i shërbejë: 200.000 banorë

Periudha e shërbimit: 20 vjet

Sasia mesatare e mbetjeve që do të depozitohen: 130 ton në ditë