21
Sh, T
2795 New Articles

"Profesionistet e rinj", Spiropali: Jo te gjithe vetem shajne!

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

"Të shash, të kritikosh, të fyesh dhe në fund të dëshpërohesh edhe vet, duken të modës në epokën tonë dixhitale.

Po ka dhe një grup tjetër të rinjsh që preferojnë të marrin jetët e tyre në dorë. Jeni ju dhe të ngjashmit tuaj që nuk i mëshoni nihilizmit por ndërtoni shpresën për veten dhe shumë të tjerë, përmes armës më të fortë që njeriu ka njohur: Punës." Me nismë të Sekretariatit për Rininë në Partinë Socialiste është zhvilluar sot takimi i parë i klubit 'Profesionistët e Rinj'. Kjo strukturë e ngritur ka si qëllim identifikimin dhe mobilizimin e të rinjve të profesioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me një eksperiencë të suksesshme në fusha të ndryshme, për t'i dhënë një vlerë të shtuar Partisë Socialiste dhe vendit në tërësi. Gjithashtu, ky klub do të shërbejë për ndërtimin e një kanali komunikimi me profesionistë të sektorëve të ndryshëm për të sjellë idetë më të mira në Partinë Socialiste. Projektet më të mira që do të prodhohen nga grupet përkatëse, do të përkthehen në dokumente të rëndësishme për Partinë Socialiste, e më pas për strukturat në qeveri e Bashki.