29
H, M
2388 New Articles

Facebook po i merr jeten te rinjve!

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Facebook-u, aplikacionet e lajmeve, Snapchat-i – janë tundim për adoleshentët e mërzitur që e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të marrin smartphone-at e tyre në dorë.

The Washington Post kohët e fundit shkroi një artikull të rëndësishëm mbi fëmijët në ditët e sotme dhe përdorimin e tyre në mediat sociale, dhe në të ishte kjo statistikë befasuese, i një studimi të vitit 2015 nga grupi jofitimprurës “Common Sense Media”: Adoleshentët kanë shpenzuar rreth nëntë orë në ditë në mediat sociale.
Dhe fëmijët e moshës 12 janë duke shpenzuar gati 6 orë në ditë duke bërë të njëjtën gjë.

Le të themi se shumica e adoleshentëve zgjohen në 7 të mëngjesit dhe shkojnë të flenë rreth orës 10- kjo do të thotë se 9 orë nga 15 orë që janë zgjuar ata i shpenzojnë në telefonat e tyre, kompjutera, apo tableta. Pjesa tjetër e mbetur, 6 orë, ata i shpenzojnë në shkollë.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ekranet mund të jenë duke ndryshuar mënyrën sesi truri ynë punon.

Sipas studimit, kur një fëmijë i vogël bëhet i afeksionuar ndaj tabletave apo telefonave, kjo mund të pengojë mundësinë për t’u fokusuar, përqendruar dhe për të zgjeruar fjalorin e fjalëve. Ndaj tani që e lexuat këtë artikull, fikeni telefonin tuaj!