17
E, G
2649 New Articles

Lexojeni para se të hyni në det! Ja çfarë duhet të bëni nëse ju kap ngërçi gjatë notimit

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Nëse gjatë notimit ju kap ngërçi në këmbë, është shumë me rëndësi që të qëndroni të përmbajtur dhe të kujtoni teknikat e vetëshpëtimit.

Ngërçet në këmbë gjatë notit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve. Kjo mund t’u ndodhë edhe notarëve më me përvojë, prandaj është shumë me rëndësi që të dini se si të reagoni sa më parë.

Teknika më e mirë e vetëshpëtimit në situatë të tillë është Ligji i Arkimedit. Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sesa pesha e ujit të zhvendosur.

Kjo teknikë ju mundëson që të qëndroni në sipërfaqe dhe të prisni ndihmën.

Merrni frymë thellë dhe qëndroni shtrirë në shpinë, qëndroni maksimalisht nën ujë, ndërsa vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.

Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

Kini kujdes të merrni frymë thellë dhe t’ju jenë mushkëritë të mbushura me ajër, sepse kështu krijoni notim plotësues.

Ndërsa jeni duke pritur ndihmë, shtrijeni muskulin e rënë ngërç 10 – 15 sekonda derisa të lirohet.

Më pas dilni nga uji dhe situata është përmirësuar.