21
Sh, T
2795 New Articles

Lexoni historinë e kampionit Conor McGregor,kur në xhep ke vetëm ëndrrat dhe njeriun e duhur

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Conor McGregor është sot sportisti irlandez ikona e arteve marciale mikse, një histori frymëzimi dhe suksesi. Përtej pritshmërive në luftë me varfërinë, pasigurinë dhe mosbesimin e njerëzve përreth ai arriti të bëhej i pari boksier që fiton dy herë rresht titullin e kampionit botëror në disiplinën e tij sportive.

mc

 Conor ka lindur në datën 14 Korrik 1988 në kryeqytetin irlandez të Dublinit. Si fëmijë ai ishte i pasionuar deri në obsesion me futbollin dhe ëndërronte të bëhej profesionist, por në moshën 18-vjeçare ai u prezantuar ma artet e përziera marciale dhe u dallua direkt për instiktin e tij luftarak dhe talentin e lindur. Ai arriti të fitonte ndeshjet e para me “knockout”, përballë kundërshtarëve më të mëdhenj në moshë dhe me më tepër eksperiencë.

Fillimisht përgjatë fillimit të karrierës së tij ai e kishte tejet të vështirë. Ai merrte pjesë në kompeticione të dorës së dytë dhe nuk arrinte të fitonte të ardhura të mjaftueshme për të përballuar një jetë normale. Ai jetonte në një shtëpi modeste në Crumlin, një zonë periferike të Dublinit ku paguante qera më pak se 200 euro. Çdo fund muaji ishte një makth për të. Megjithatë ai stërvitej me po aq zell dhe mundim pa menduar të heqë dorë nga pasioni dhe qëllimi i tij.

s

Thonë se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një femër e fortë dhe rasti i McGregor është ekzemplari i kësaj thënieje. Bashkëshortja e tij Dee Devlin i qëndroi pranë në çdo moment dhe në kushtet më të vështira të jetës. Ajo vazhdimisht i shprehte mbështetjen dhe besimin tek ai, ndërkohë që miq dhe familjarë të tjerë e dekurajonin dhe i bënin thirrje të hiqte dorë nga ambiciet e tij. Ajo kurrë nuk e braktisi dhe ishte bashkëudhëtarja e projekteve të tij deri në fitimin e kampionatit botëror që ishte pika eskate e karrierës së tij. Reagimi i saj, e përlotur në ring është bërë sensacion në rrjetet sociale. Besimi i saj tek ai u shpërblye në mënyrën më optimale.

girl

Në një intervistë të dhënë se fundi Conor deklaroi se asgjë që ai mund t’i blejë tani që është milioner nuk e kompenson dashurinë e pakushtëzuar dhe mbështetjen e përhershme që ajo i dha atij në ditët më të vështira. Në 7 Maj të këtij viti erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit luftarak McGregor.

Përgjatë viteve të fundit vokacioni publik i McGregor ka qenë shumë i madh në jetën publike të Irlandës dhe veçanërisht përgjatë referendumit për lejimin e martesave mes homoseksualëve. “Të gjithë jemi njerëz dhe përtej preferencave tona ne meritojmë të kemi të drejta të barabarta si qytetarë”.- ka thënë ai në vitin 2015.

Kjo histori suksesi përbën frymëzim për shumë atletë, por edhe njerëz të tjerë që ndodhen nën trysni dhe  vështirësi ekonomike, që të besojnë tek qëllimet e tyre dhe të investohen pa rezerva për t’iu perfeksionuar. Ndryshe nga shumë atletë të tjerë ai thotë se nuk asnjë supersticion apo ritual përpara ndeshjeve dhe se është kundër paragjykimeve dhe çdo lloj besytnie.

punch

Përtej historisë së rrallë që rrethon imazhin e tij, ai njihet për jetën e tij ekstravagante dhe të folurën e shpenguar dhe shpeshherë banale. Ai sot renditet në listën e “Forbes” të 100 sportistëve më të paguar me 34 milion dollarë të ardhura në total gjatë vitit të kaluar.