17
E, G
2649 New Articles

Unë, më e shëmtuara e klasës

e-BIZ
TIPOGRAFIA

 

Sot janë gratë me të bukura e të dëshiruara në planet, por në shkollë kanë qenë vajzat e thjeshta me probleme, me djem që nuk ua hidhnin sytë e me shoqe që i tallnin.
Kur i sheh sot, me miliona follower dhe adhurues që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të kaluar një sekondë me to, kupton që adoleshenca është një periudhë e shpifur për të gjithë. Edhe për modelet më të bukura të botës, që kanë rrëfyer eksperiencat e dhimbshme të adoleshencës.

 

Gisele Bündchen

 

GISELE-BUNDCHEN

E pabesueshme ta thuash, top modelja më e paguar e botës, që i bëri dhe Leonardo Di Caprio-n dhe Tom Brady-n të lënë mendjen pas saj, ka pësuar akte bullizmi. Siç ka treguar për New York Times:
“Isha shumë e gjatë që 14 vjeç por kjo nuk ishte diçka e bukur. Të gjithë talleshin me mua”.
Nofka e saj ishte “Olivia”, si gruaja e “Braccio di ferro”, ose “Gjirafa”, kanë rrëfyer disa nga shokët e saj të klasës, që gjithashtu kanë rrëfyer edhe se kishin vënë bast se kush do kishte kurajën të puthe rosakun e shëmtuar.

 

Taylor Hill

taylor3

“Unë nuk u pëlqeja djemve të klasës sime. Kurse tani të gjithë më shkruajnë: ‘Hey, unë kam qenë në një shkollë me ty”, ka treguar modelja në një intervistë duke u çuditur se si u bënë të gjithë të gjallë kur ajo u shfaq për herë të parë në sfilatën e Victoria’s Secret. “Në fakt askujt s’i binte ndër mend se edhe unë isha në atë shkollë. Ishin shumë budallenj për ta kuptuar. Për ta unë nuk ekzistoja në atë epokë”.

 

Irina Shayk

irina-shayk-beach-bunny

Edhe Irina Shayk ka pasur peripecitë e saj në kohën e adoleshencës aq sa kishtë dëshirë të ishte mashkull, që të kishe më pak probleme:
“Isha 14 vjeç dhe do kisha dhënë krahun tim të djathtë vetëm që të isha djalë. Mendoaj se isha e tmerrshme dhe se nuk do t’i dukesha askujt tërheqëse”.

 

Rosie Huntington Whiteley

rosie

Sot është lumturisht e fejuar me Jason Statham, me të cilin ka edhe në fëmijë, por modelja ka rrëfyer se ka qenë viktimë e bullizmin kur ka qenë e vogël:
“Ishte një grup vajzash që më ndiqnin në banjë dhe më kërcënonin se më kishin inçizuar aty dhe se do ta dëgjonin të gjithë në autobusin e shkollës. Prandaj asnjë djalë nuk donte që të dilte me mua”.

 

Lily Aldridge

Lily-Aldridge-for-desktop

E besoni apo jo, engjëlli i Victoria’s Secret nuk arrinte të tërhiqte vëmendjen e djemve në kohën e shkollës.
“Mundohesha të vishesha në mënyrë femërore sepse më ngatërronin me djemtë. Bleva pantallona jeshile dhe i kombinoja me një bluzë të së njëjtës ngjyrë, kështu mendoja se isha më cool. Një ditë në shkollë na thanë që nuk duhej uniforma dhe unë shkova me atë veshje, madje kisha blerë edhe një variant në ngjyrë të kuqe. Po të mundja do t’iu kisha treguar një foto. Nuk ishte fare ide e mirë por mua më dukej vetja fantastike”.

 

Joan Smalls

joan

Në një intervitë të vitit të shkuar modelja ka treguar se kur ishte adoleshnte shpresonte të kishte një trup tjetër, që të kishte mundëis të vishte atë që meshkujt e quanin seksi:
“Të gjithë e kalojnë një moment të tillë, sidomos kur je e re dhe nuk u pëlqen djemve sepse je dërrasë dhe ke këmbë shumë të holla. Vishja dy palë geta që të më dukeshin kofshët më të shëndosha. Por pas mbarimit të gjimnazit sjellja ime ndryshoi dhe unë e pranova realitetin”.