21
Sh, T
2795 New Articles

Sonte përgatituni për shiun e meteorëve

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Mbrëmjen e 12 gushtit do të kulmojë shiu i madh i meteorëve.

Shkencëtarët thonë se qindra meteorë do të vijëzojnë qiellin e shumë prej tyre mund të shihen me sy të lirë përreth botës.

I njohur si shiu i perseidëve ai ndodh çdo vit në muajt korrik e gusht kur shkëputën copëza të kometës Svvift-Tuttle.

Ekspertët thonë se aktiviteti do të kulmojë pranë mesnatës, por sipas tyre shkueshmëria do të jetë shumë më e ulët këtë vit pasi hëna nuk do të jetë e plotë.

Shiu i perseidëve e ka marrë emrin nga pika në qiell ku ky meteor shkëputet, konstelacioni i Perseusit. Ai ka marr emrin e heroit të mitologjisë greke që mundi meduzën duke i prerë kokën prej gjarpri.