21
Sh, T
2795 New Articles

Fatos Nano dhe Xhoana pushime në Shqipëri (foto)

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano janë kthyer në vendlindje për pushime.

Ndonëse prej vitesh ata jetojnë jashtë shtetit, Shqipëria mbetet destinacioni i tyre kryesor, sidomos për të kaluar pushimet. Madje ish-kryeministri ka preferuar të kthehet në origjinën e tij, në jug.

Maserati i tij është parë sot në fshatin Iliras, ndërsa gruaja e tij, Xhoana Nano, dukej shumë e preokupuar për të kontrolluar bagazhet. Me një veshje të përditshme, praktike, larg asaj që jemi mësuar ta shohim, zonja Nano është fotografuar ndërsa merrte sende personale nga bagazhi.

Në timon ishte ish-kryeministri Nano, ndërsa prania e tyre ka ngjallur kureshtje tek banorët dhe udhëtarët e tjerë.