18
Mer, T
2793 New Articles

Jeni të mërzitur? Këta janë 4 filmat të cilët nuk duhet të shihni kurrë

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Filmat në shumë raste mund të ndryshojnë gjendjen tonë emocionale, si negativisht ashtu edhe në mënyrë pozitive. Kur jemi të mërzitur, shumë prej nesh kërkojmë të shohim filma të zhanerit dramë, apo romancë, dhe në disa raste edhe komedi.

Sigurisht që do i bënim vetes nder nëse do zgjidhnim komedi, por emocionet bëjnë të vetën.

Gjithësesi nëse do zgjidhni dramë, bëni mirë të shmangni këto 4 filma si më poshtë, pasi në fund do keni një humor edhe më të keq se sa e kishit.

1-‘’Requiem of a dream” – Një film i realizuar në vitin 2000, dhe ka në fokus jetën e 4 personazheve të cilët janë të varur nga droga. Një dramë psikologjike, e cila tregon përjetimet e tmerrshme të secilit prej personazheve, dhe fundi është mjaftueshëm i hidhur.

2-“Eternal sunshine of the spotless mind” – Një dramë romantike e cila tregon peripecitë e një cifti të cilët edhe pse shumë të dashuruar nuk i mbijetojnë dot ndarjes. Të dy vendosin të harrojnë njëri-tjetrin me anë të një procedure e cila zhduk kujtimet, por mesazhi është i qartë, ata që janë të destinuar do përfundojnë gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithckaje.

3-“Christiane F” – Historia e vërtetë e një 14 vjecareje në Berlinin e viteve 1970. Problemet në familje, detyrojnë adoleshenten të nisë jetën e shthurur të drogës, alkolit, dhe seksit. Shkatërrimi i një vajzë në moshë të re nga droga, por vullneti i hekurt në fund për ti dhënë fund gjithckaje. Një dramë e vërtetë e cila do ju bëjë të trishtoheni.

4-‘’The Passion of the Christ’’ – Një nga rolet më të spikatura të Mel Gibson ku tregohen ditët e fundit në tokë të Jezu Krishtit, dhe vuajtet me të cilat u përball. Rrahje, torturë, lot, mërzitje, për dy orë të tëra./Opinion.al