18
Mer, T
2793 New Articles

Do të qeshim përsëri...

e-BIZ
TIPOGRAFIA

Nga Desantila Vatnikaj

Kur jeta të të shtyjë me të dyja duart, e trotuarit të jetës shpatullat të të kërrusen, ulu e qaj, qaj në dënesë derisa dhimbja të të përqafojë në gjumë. Mos ju fshih lotëve, ato do të të gjejnë, një ditë do të ndalen edhe rrugës tënde. Do t'i lutesh vetes për të fjetur mëndjen prej zhurmave të ditës por vetja në cepin e jastëkut do të të tradhëtojë në një lot, mos u tremb, një ditë të gjithëve do të na dhëmbë e ngashërimit do ti biem në prehër.

Do të ketë ditë-lumtura plot e jeta do të na buzëqeshë me bujarinë e zemrës, do të ketë jetë në shkëlqimin e syve e do të ketë shpirt edhe në një buqetë lulesh pa arsye, do të qeshim shumë e në një filxhan aromash do të dehemi në gëzim. Do të njohim të gjithë nga pak cdo ditë një libër a një histori, një trishtim a një gëzim, do të lutemi me sytë qiellit për dëshira shpirti e me kryet ulur do të lëshojmë edhe lot.

Do të jetojmë, për aq sa dhimbja e gëzimi të jenë të gjalla e për aq kohë sa në kockat e forta të dëshirave të shtrëngojmë zemrat. Nuk është asnjeherë dhimbja vec e tjetrit, kurrsesi gëzim nuk ka vec një njeri, në ciklin e cdo dite të jetës do të rrotullohemi prap unë edhe ti, ndaj lutem thjesht duaj në aq sa mundesh e në mundesh mos ushqe urrejtje, mos i zgjat duart për të shtyrë askënd larg vetes as hidhërimit mos ju shtrëngo në përqafim, nëse mundesh thjesht duaj...nëse mundesh qaj, por mos i kthe shpinën botës, jetës së shkurtër mos i mbaj mëri, qaj e një ditë do të qeshësh me gëzim përsëri.