19
D, N
3006 New Articles

Warning: strpos(): Empty needle in /home/eetimes/public_html/templates/ja_teline_v/html/layouts/joomla/content/item/default.php on line 34

“Emerues i përbashkët”

e-BIZ
Typography

 Kam vene re dicka tek populli im qe i imi faktikisht nuk eshte, por te cilit i perkas. Kam konstatuar se si njerezit qe bezdisin, pijanecet nokturn ulerues, ata pa art dhe as pjese, karakteret qe kerkojne thashethemin me ngulm, femra prej familjesh te mira por zakonesh te lira, nuse qe nuk jane dakort as me vjehrren dhe as me bashkeshortin, grate qe kalojne kohen duke u zene me fqinjet dhe kush me shume te kete me shume te vendosi, pra si njerezit jane pa formim, vokacion, merite, atribut dhe as talent e si ata qe i kane, i nenshtrohen nje emeruesi te perbashket: lakmise.

  Per lavdi, per pushtet, per fuqi, per para, per udhetime, veshje a njerez qofte, lakmia shkardinon si identitetin vetjak ashtu dhe dyert e shtepive te tokes sime. Te gjitha keto te fundit te ndricuara si nje procesion, por boshe porsi kishat. Hegjemonia e ketij fenomeni eshte e frikshme. Per te permbushur kerkesat qe nuk jane te tilla, por qe vetekrijon individi nen morsen e egos se tij, ndot deliresine e principeve pa asnje skrupull. Kjo marrezi eshte aq e perhapur sa te duket krejt normale, por normale nuk eshte.  

  Thua te jemi  kaq te dobet? Te joshemi kaq kollaj per nje perfillje te pakte apo vemendjeje? Prej konsumizmit dhe materializmit? Te jete pra morali thjesht nje ceshtje kohe? Kjo babezi per gjithckane eshte e tmerrshme. Ky parosizem deliri madheshtie edhe me. Ky ngulm per “akoma, me shume, edhe une” mban eren e nje ambicjeje te qelbur.
I ekspozohemi turpit sikur te mos njihnim fe. Cili ishte prologu i gjithe kesaj? Pse pikerisht populli im? Ndoshta sepse eshte i vetmi te cilit une i kushtoj vemendje, ndoshta sepse nuk njoh mjaftueshem te tjeret. C’rendesi ka? Keto simptoma agimi jane te persosura per jolumturine. Dhe nje popull jo i lumtur ben femije edhe me pak te tille. E kur jetet pastaj nisin shtrember, jo Zot nuk ka qe t’i drejtoje.

  Nen lavdine e lajmeve te fundit kam medituar shume dhe nuk kam gjetur nje lumen drite. Kam kaluar kohe duke ecur vetem, vetem fare, pa veten time dhe kam arritur ne kete perfundim: Lakmia nuk eshte emeruesi i perbashket i popullit tim, por i njerezve te boshte qe per fat te keq jane te shumte ne kete te fundit. Te shumte, por jo te gjithe. Pa vazhduar kete beteje sofizmash po kursehem.

     Te boshte do te mbeten njerezit e zbrazet. Te tjeret do te kene kilograme dashurie nen rrathet e syrit.

Eden Troka