19
D, N
3006 New Articles

Warning: strpos(): Empty needle in /home/eetimes/public_html/templates/ja_teline_v/html/layouts/joomla/content/item/default.php on line 34

Glorifikim zemrash...

e-BIZ
Typography

I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm.

E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit. Sa e madhe bota kur dashuron!

M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell! Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu.

Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem mendjes edhe zemrës në dhomat e tyre. Jam një e burgosur e diellit, më ngroh deri në kockë derisa i përballem pa frikë e sytë nuk ja heq. Dua të jetoj qindra herë me zemrën hapur, larg kontratës së pashkruar për të mos dashur, me sytë pritës për një përqafim. Marr një balonë që më zbret drejt e në shpirt, të pakonkurueshmen zemër tënden të kuqtë...

Të qënurit një botë e madhe dashurie më mban gjallë premtimin se do jem njëmijë herë festa e shpirtit për ty, vështirë se do të doja në formë tjetër vecse me gjithë zemër.

I mbaj dy sytë hapur për të qënë e kthjellët kur drejt meje kam një rrugë udhëtimi të cilës i duhem t’ja shoh mirë rrugicat e daljet. Sa e madhe bota kur dashuron!

Zemra gjen zemrën, rruga ndjek udhëzimet e tabelave, sytë flasin me fuqinë e të pathënave fjalë, një balonë gjigande ngrihet kur rrugës bashkohemi ne.

Dua të jëtoj gjatë aty...

Nga Desantila Vatnikaj