19
D, N
3006 New Articles

Ja sa herë dashuron një njeri gjatë jetës së tij

e-BIZ
Typography

Shumë shpesh, gjatë jetës sonë, ne biem në dashuri dhe më pas ndahemi, ndonjëherë vetëm për të qenë së bashku sërish.

Disa njerëz futen në jetën tonë, të tjerë largohen e kjo na bën të përjetojmë eksperienca dramatike emocionale, momente të mira e të këqija, e shpesh na lumturon ose bën të qajmë. Por psikologët thonë se një person mund të dashurohet tri herë gjatë jetës. Dhe sipas tyre, secila eksperiencë është e nevojshme për ne, aq sa edhe e vlefshme.

Dashuri si në përalla

 

 

Shumë shpesh, ne dashurohemi për herën e parë kur jemi shumë të rinj, dhe kjo ndjenjë shpesh duket si dashuritë e përallave. Ne idealizojmë aq shumë, sa presim që të gjithë rreth nesh të bëjnë të njejtën gjë. Ne refuzojmë tu kushtojmë rëndësi problemeve të vogla dhe shpesh edhe bëjmë kompromise me principet tona për shkak të lidhjes së dashurisë, sepse mendojmë se kështu duhet të jetë. Një dashuri e këtillë na mëson se duhet të mendojmë dhe kujdesemi për partnerin, po aq sa edhe për veten.

Dashuri e komplikuar

 

 

 

Dashuria jonë e dytë në jetë, është më e komplikuar. Ne jemi të bindur se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe kërkojmë një tip krejt ndryshe për partner, ose kështu mendojmë. Ne provojmë të bëjmë gjërat më ndryshe, por ato me shumë gjasa, përfundojnë në dështim më të madh. Dhe prapë, lëndohemi duke u përpjekur të ruajmë një lidhje të dashurisë. Një dashuri e këtillë na tregon se është shumë e rëndësishme që të duash, aq sa edhe të të duan.

Dashuri e matur

Dashuria e tretë që e përjetojmë në jetë vjen atëherë kur ne kemi hequr dorë së kërkuari atë. Kjo dashuri vjen kur nuk e presim, dhe na tregon se çfarë është në të vërtetë dashuria. Nuk është perfekte, por është aq e bukur dhe e veçantë sa nuk përshkruhet me fjalë. Në këtë fazë të jetës, ne nuk kemi pritje shumë të mëdha, ne nuk e humbasim kohën duke menduar se cilat janë karakteristikat që partneri ynë do të donim t’i kishim. Ne më në fund, e pranojmë personin që kemi pranë ashtu si është, dhe partneri e bën të njejtën gjë. Një dashuri e këtillë na tregon se dashuria nuk është perfekte, por është gjëja më e mirë që mund të kemi në jetë!

/konica.al/