19
D, N
3006 New Articles

Pamela Anderson në Shqipëri? Djali i biznesmenit premton që do e sjellë

e-BIZ
Typography

Djali i biznesmenin Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në TV KLAN.

Ai foli për jetën e tij dhe po ashtu për takimin e shumë përfolur me aktoren Pamela Anderson dhe marrëdhëniet me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Hysenbelliu tha se është nën kontakt herë pas here me Anderson dhe se së shpejti ajo mund të vijë në Shqipëri. “Unë isha një nga të ftuarit në një eveniment të saj. Unë isha i vetmi që nuk isha çift dhe ishte rastisi të ishim afër. Unë i thash se në fund të muajit do të jem në Miami dhe atje do të ishte edhe ajo.

Ne flinim në të njëjtin hotel dhe foto është shkrepur kur ne shkuam në një hotel tjetër për të ngrënë. Ajo është akoma shumë e bukur dhe shumë djem të rinj i shkruajnë dhe e ngacmojnë. Është e mbajtur mirë dhe ajo po përdor forcën e saj për të bërë bamirësi. Ajo kishte dëgjuar për Shqipërinë, por nuk kishte qenë. Besoj ajo do të vijë në Shqipëri”, tha 25-vjeçari.

Ndërkohë për takimin me këngëtaren Nicole Scherzinger, Hysenbelliu tha se nuk mban kontakte me të, po nëse do ta ftonte në Shqipëri ajo nuk do ta refuzonte.

“Me Nicol kemi një shoqe të përbashkët. Rastisi në një party në Ibiza. Me Nicol nuk kam kontakte me të. Por edhe ajo nuk do refuzonte të vinte në Shqipëri”, tha Hysenbelliu.