25
H, SH
2759 New Articles

Shkoder/ Arratisja nga paraburgimi, policia jep detaje

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Si në një skenë filmash një shtetas është arratisur nga komisariati i policisë së Shkodrës.

Arratisja e tij ka bërë që 2 punonjës policie të pezullohen nga detyra dhe për 4 të tjerë janë marrë masa disiplinore. Mikel Doçaj është shtetasi që u ka shpëtuar nga duart policëve pasi u arrestua. Në këtë mënyrë janë pezulluar policët Bardhyl Pelinku dhe Blerim Ormakaj ndërsa 4 të tjerë janë me masë disiplinore për këtë ngjarje të ndodhur. Në orët e para të mëngjesit të 16 prillit shtetasi Mikel Doçaj, me precedent penal të mëparshëm bashkë me Zef Sokoli 24 vjeç dhe Valentin Ndreu 23 vjeç kanë kanosur me armë disa shtetas të tjerë pas një konflikti të çastit. Këta shtetas kanë qëlluar me armë në drejtim të mjetit benz me targë AA 487 AN në pronësi të shtetasit N.L 51 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dugajat e Reja në Shkodër. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Mikel Doçaj dhe dy të tjerëve duke i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

Pasi janë dërguar në komisariatin e policisë së Shkodrës, sapo është ulur nga makina e policisë Mikel Doçaj me një manovër të shpejtë është arratisur. Nga sa mësohet nuk ka patur duart e lidhura duke bërë që në mënyrë të papritur t’i shpëtojë policëve që po e shoqëronin duke u larguar me shpejtësi. Në këtë mënyrë janë pezulluar dy policët që kanë qenë tek dera e komisariatit Bardhyl Pelinku dhe Blerim Ormakaj ndërsa për disa punonjës të tjerë policie dhe oficerë janë marrë masa disiplinore. Burime pranë policisë bëjnë me dije se shtetasi Mikel Doçaj njihet si person problematik duke qenë se është arrestuar edhe disa herë të tjera i akuzuar për vepra të ndryshme penale. Tashmë i arratisuri është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë po punojnë për ta arrestuar sërish ndërsa tashmë mbi të rëndojnë tre akuza, edhe ajo e arratisjes. Nëse Mikel Doçaj do të bie në pranga kësaj here patjetër që do të ketë një trajtim krejt tjetër në mënyrë që policia të sigurohet që të mos arratiset më.