20
H, N
3024 New Articles

"Masakrohen" ne gjoba drejtuesit e Bashkise Shkoder

KRONIKE
Typography

Policia e rendit ne Shkoder dhe patrullat e pergjithshme kane zhvilluar gjate kesaj te marte ne rrugen perpara bashkise se qytetit nje aksion blitc ku jane ndeshkuar mbi 40 automjete per parkim te paligjshem ndersa nje automjet eshte bllokuar per mangesi dokumentacioni.Por aksionit nuk i shpetuan as makinat e administrates se bashkise .

 

Efektivet e policise gjobiten gjobe automjetin me targe SH 2900 E ne pronesi te kryetarit te Keshillit Bashkiak Xhemal Bushati, automjetin me targe SH 3655 te administratorit te Njesise Ana e Malit Arben Ceni, duke vijuar me gjoba me automjetin me targe AA 272 KZ I drejtorit te emergjencave civile I bashkise Shkoder Ridvan Bushati, ne automjetin e adminitratorit te njesise Postribe Altin Shabaj me targe AA 946 NP, automjetin me targe AA 272 KR i administratorit te njesise Rrethina Vlash Pjetri.

Kjo ka sjelle edhe reagimin e krereve te njesisive administrative dhe punonjsve te bashkise u shprehen se policia e shkodres me kete aksion nuk po ben asgje tjeter vecse nje show.

Të gjitha këto automjete ishin të parkuara në kundravajtje dhe në pak minuta përveç masave ndëshkimore me gjobë nga 1 deri ne 3 mije lek te reja u bllokua dhe u shoqerua ne komuisariat nje automjet.Te gjitha makinat qe ishin te parkuara ne oborrin e bashkise dhe perpara saj ne pedonale u ndeshkuan per parkim te paligjshem.

 

Operacioni I policise zgjati afro 1 ore dhe pas zhbllokimit te rruges nje patrulle e policise ka mbajtur nen monitorim situaten.Kjo nuk eshte here e pare qe policia e rendit merr te tilla aksione duke ndeshkuar madje pak kohe me pare edhe gjyqtare e prokurore.