24
H, P
2107 New Articles

Shkodrani gjendet i vdekur ne burgun e Shen Kollit

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një i burgosur është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Viktima është shtetasi Mark Lekani 75-vjeç nga Vau Dejësi i Shkodrës, ndërsa vdekja dyshohet ti ketë ardhur për shkaqe natyrale. Sipas të dhënave 75-vjeçari ka humbur jetën gjatë natës dhe vetëm në mëngjes është konstatuar nga shokët e dhomës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet e burgut. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë mjeko-ligjore. Viktima mësohet se vuante prej kohësh nga tensioni dhe ky mund të jetë dhe shkaku i vdekjes së tij brenda qelisë së burgut. Mark Lekani ishte i dënuar me 30 vite burg për veprën penale të vrajes, ndërsa mësohet se i kishin mbetur dhe 5 vite nga kryerja e këtij dënimi. Ky është personi i dytë në harkun kohor të 3 javëve që humb jetën brenda ambjenteve të burgut të Shënkollit, pasi më herët një 18 vjeçar u gjet i vdekur në qelinë e burgut pasi u vetëhelmua me gaz të lëngshëm.