22
D, T
2803 New Articles

Ky është vrasësi i komisar Artan Cukut/ ‘Kush më ka njohur nuk do të më harrojë kurrë’

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Mikel Shallari i dyshuar si vrasës me pagesë dhe autori i ekzekutimit të Komisarit Artan Cuku më 8 Prill 2017 rezulton një persona me precedent të mëparshëm penal.

Ai është i skeduar i policisë për armëmbajtje e trafikim narkotikësh, ndërsa mësohet se një urdhër ndalimi ndaj tij kanë pasur dhe autoritetet zvicerane.

Në rrjetet sociale Shallari shfaqet aktiv me postime të ndryshme ku nuk mungojnë ato me armë, jetë luksoze si dhe veshje firmato.

Por si e përshkruan 24 vjecari vetën dhe me se merret? Ai shkruan “Punon paradite, pushim, mbasdite pa punë natën pa gjumë”.

“Kush më ka njohur nuk do të më harrojë kurrë… Kush më ka harruar në të vërtetë nuk më ka njohur kurrë” kështu shkruan në një prej postimeve Mikel Shallari. 

Ndërsa në lidhje me studimet, Shallari shkruan “Asgjë nuk është e pamundur”.

Ende nuk dihet se Shallari në Tiranë qëndronte si student aty dhe ku banonte pranë qytet Studentit apo për të fshehur gjurmët e aktivitetit të tij kriminal.

Mikel Shallari është pjesëtar i një familje me 4 persona me prindërit e tij dhe motrën e cila po ashtu jeton në tiranë si studente.

Mikel Shallari u ndalu mbrëmjen e djeshme pranë pallatit me shigjeta në Tiranë teksa udhëtonte në automjetin e tij së bashku me të dashurën dhe një shok të tijin të cilët po ashtu mbahen të shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.