29
E, Q
2471 New Articles

Arrestimi, ministri Demiraj përgëzon Policinë e Shtetit

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e ish-komisar Artan Cukut.

Sipas asaj që njoftohet nga komunikata për mediet, ministri ka ndjekur në vijimësi ecurinë e hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe ishte angazhuar pranë familjes së Cukut.

Sipas asaj që i ishte premtuar familjarëve, Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve.

Ndërkohë, ministri Demiraj konfirmon në vijim mbështetjen e fuqishme për Policinë e Shtetit, edhe për rritjen e kontrollit të territorit kundër trafiqeve, si dhe pastrimin e radhëve të policisë nga të inkriminuarit dhe personat e përfshirë në trafikun e drogës