19
Sh, G
2658 New Articles

Gomonia me kanabis ne Rrjoll, policia jep detaje

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Ne datë 17.06.2017,  shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Lezhë, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte në afërsi të bregut të detit.

Me pas shërbimet e Policisë Kufitare përgjatë vijës bregdetare, në vendin e quajtur 'Rana e Hedhun' fshati Rrjoll, Velipojë kanë konstatuar mjetin lundrues teksa digjej.

Mjeti rezultoi një gomone  rreth 6 metra e gjate.

Shërbimet e Policisë Kufitare fiken flakët që kishin përfshirë gomonen.

Ne vendngjarje shkuan specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Shkodër si dhe grupi hetimor.

Nga hetimet paraprake  rezulton se në një gjatësi rreth 100 metër në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia u konstatua lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshe 50 kg. 

Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur nga autori/ët.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.