25
H, SH
2759 New Articles

Shkodër, zjarr i madh në Malin Hebe

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmë në orët e vona zonën e Malit Hebe, në Njësinë Administrative të Berdicës, në Shkodër.

Zjarri ka rrezikuar rreth 40 shtëpi, ndërsa është djegur nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.

Fakti që flakët, për shkak të erës së fortë, po rrezikonin të dilnin jashtë kontrollit, në vendgjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e zjarrfikëseve dhe një numer i madh i forcave të policisë së bashku me drejtorin e policisë së qarkut.

Gjithashtu, në vendgjarje ka shkuar dhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila në një prononcim për mediat është shprehur se shërbimi zjarrfikës me policinë kanë bërë një punë të madhe për vënien e situatës nën kontroll.

Pas rreth tre orëve, shërbimet e zjarrfikëse dhe të policisë, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.