23
D, K
2555 New Articles

Zjarri ne Berdice, Bashkia Shkoder jep detaje

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Bashkia e Shkodres nepermjet faqes zyrtare ne facebook, ka bere me dije detajet e zjarrit te regjistruar ne oret e para te mengjesit ne zonen e Berdices

Njoftimi i plote: 

Për më shumë se 5 ditë trupat e zjarrëfikësve dhe punonjës të Bashkisë Shkodër për Mbrojtjen e Pyjeve janë angazhuar pa ndërprerje në një përballje të lodhshme për mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe pasojat e tij.

 

Menjëherë, pasi janë lajmëruar në orën 10-të të darkës, zjarrëfikset kanë punuar deri në orën 7-të të mëngjesit për shuarjen e zjarrit në fshatrat Malihebe dhe Bërdicë të Madhe.
Pas orës tre të mëngjesit u punua për shuarjen e zjarrit në zonat në afërsi të shtëpive, ku përveç banesave të shpëtuara gjatë orëve të para, u shpëtuan nga zjarri edhe 15 shtëpi të tjera.
Të gjitha trupat e zjarrëfikësve kanë punuar për rreth 9 orë pa ndërprerje, me përkushtueshmëri, guxim dhe profesionalizëm.