18
Sh, N
2975 New Articles

Bie në pusetë, humb jetën punonjësi i Ujesjellesit Shkoder

KRONIKE
Typography

Një 35 veçar, punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër ka humbur jetën gjatë punës rreth orës 10:00 të së premtes në lagjen Partizani të Shkodrës.

Viktima është shtetasi Kleotos Çeliku 35 vjeçar, ndërsa janë asfiksuar dhe dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës punonjësit Gjon Gjoni dhe një shtetas me iniciale M.T. Këta dy të fundit janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka ndodhi në orët e paradites, ku 3 punonjësit e ujësjellësit kanë qenë duke pastruar kolektorin kryesor të unazës perëndimore në lagjen Partizani të Shkodrës.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se viktima ka hyrë në pusetën e ujërave të zeza për zhbllokimin e saj, ndërkohë që dy kolegët e tij të punës po e ndihmonin.

Të tre punonjësit janë bllokuar në pusetë, ndërsa banorët e zonës kanë telefonuar në sallën operative. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit dhe forcat zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e 3 punonjësve.

Policia njofton se 2 prej tyre janë nxjerrë të asfiksuar, ndërsa viktima Çeliku pa shenja jete.

Pista kryesore në të cilën po hetohet është se punonjësit janë asfiksuar për shkak të mungesës së oksigjenit. Ndërkohë, për shkak të dyshimeve se punonjësi i ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe specialistët e OSHEE.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.