17
E, G
2649 New Articles

Plagosja per dritat, Gjykata "Arrest me burg" per autorin

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dede Gurin, autorin e plagosjes së 33-vjeçari Fatmir Zyla, ngjarje e ndodhur tri ditë më parë në unazën lindore të Shkodrës.

Përpara togave të zeza Guri ka pranuar autorësinë e plagosjes duke argumentuar se ka pasur vazhdimisht probleme me të plagosurin.

“Nuk kisha qëllim të vrisja, e bëra për vetëmbrojtje. Atë natë u acaruam shumë”, mësohet se ka thënë Dedë Guri.

Ngjarja ndodhur në 3 gusht, pas një konflikti për dritat e papaguara të lokalit, pasi Fatmir Zyla kishte marrë me qira një lokal të Dede Gurit.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi me një debat mes pronarit të godinës, 60 vjeçari Dede Guri dhe qiraxhiut 33 vjeçar Fatmir Zyla nga fshati Grudë e Re, pas kërkesës që Guri i bëri këtij të fundit të paguante faturat e energjisë që kishin kapur shifrën e 80 mijë lekëve.

Përgjigjia e Zylës se nuk do t’i paguante këto fatura, u pasua me debate mes paleve dhe 60 vjeçari është larguar në banesë për të marrë armën e për tu rikthyer pas disa minutash. Sapo ka rihyrë në lokal ka qëlluar me kallashnikov pa paralajmerim dy herë duke plagosur rëndë 33 vjecarin. Pasi kanë dëgjuar të shtënat, vjehrra e Zyles ka dalë në rrugë ndërsa ka tentuar të qëlloj mbi autorin Guri por i është bllokuar pistoleta.

Burime nga policia bëjnë të ditur se edhe më herët Dedë Guri ka qënë në burg për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Mospagesa e fatures ka detyruar këtë të fundit të kryej krimin e rëndë, që fatmirësisht u mbyll pa viktima.

/Oranews.tv/