17
E, G
2649 New Articles

Pas Valentinit familja Çarkaj rrezikon te humb djalin tjeter. E ema rrefehet ne deshperim

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Familja Çarkaj nga Hoti i Ri në Shkodër është duke përjetuar një tragjedi të rëndë. Pas vdekjes së djalit 13 vjeç, djali i madh i familjes, 18 vjeç tentoi ti japë fund jetës me fotoksinë pasi nuk mundi të përballojë dhimbjen.

E kontaktuar nga eetimes.al e ema e Kristain dhe Valendtin Carkaj , Jetmira Carkaj thote e deshperuar se djali i saj i madh Kristiani qe ne momentin e zhdukjes te te vellait kishte shfaqur shenja depresioni dhe tronditjeje duke u mbyllur ne vetvete. megjithate familjaret nuk e mendonin asnjehere se ai mund te ndermerrte kete veprim ekstrem edhe pse kishte nje lidhje shume te forte me te vellain me te vogel. 

Per Jetmira Carkaj ngjarje te tilla i ngjajne nje mallkimi per te cilen ajo ishte e papargatitur. Ajo vazhdon te mendoje se mbytja e te birit nuk ka ardhur per shkaqe natyrore ndaj kerkon hetim te plote. Ndresa sa i takon te djalit te madh tregon se ai kishte pire hap groshe sic quhet ne gjuhen popullore dhe e ka gjetur te birin ne moment thuajse fatal. 

 Burime nga spitali i Shkodrës thonë se mëngjesin e djeshëm ka mbërritur në gjendje të rëndë Kristjan Carkaj por pas ndërhyrjes së shpejtë ai ka arritur të mbijetojë.

I vëllai Valentin Çarkaj, 13 vjeç u gjet i mbytur në një kanal vaditës më datë 2 gusht. Familjarët kishin dhënë alarmin që më 30 korrik për zhdukjen e djalit të tyre të mitur. Pas disa ditë kërkimesh ai u gjet i pajetë dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht