18
Mer, T
2793 New Articles

Parandalohet krimi në familje, policia arreston të moshuarin e armatosur

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një konflikt familjar me armë është parandaluar nga Policia e Shkodrës.

Pas një telefonate në sallën operative, policët kanë shkuar në një banesë ku kanë folur me një 62-vjeçare T. M. e cila rrëfeu se ishte kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj. Telefonata e saj për ndihmë nuk ishte e para. Rezultoi se T.M. kishte qenë e pajisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.

Për pasojë policia kontrolloi banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Shefqet Muça, 67-vjeç dhe zbuloi një automatik model 56, me 3 krehra dhe 300 fishekë. Policia i ka vënë prangat të shoqit për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.