20
H, N
3024 New Articles

Patrullime kundër trafikut të drogës nga Kepi i Rodonit-Velipojë

KRONIKE
Typography

Policia Kufitare intensifikon masat dhe kontrollet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë gjithë kufirit detar e kufirit jeshil.

Uniformat blu bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen paralelisht nga toka dhe deti përgjatë vijës bregdetare.

Një i tillë operacion është ky i Policisë Kufitare të Durrësit në bashkëpunim me Delta Forcë, të cilët ushtruan patrullime në det për mjetet lundruese nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë në grykëderdhjen e Bunës.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle  të ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare me qëllim parandalimin,  evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.