23
Sh, SH
2745 New Articles

Aksident ne rrugen Shkoder - Kryebushat, perplasen dy mjete

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një aksident i rëndë eshtë regjistruar rreth orës 8 të mengjesit të së martës në aksin rrugor Shkodër – Kryebushat.

Aksidenti i rëndë i cili fatmirësisht nuk ka regjistruar viktima, ka ndodhur në fshatin Beltojë ku janë përplasur dy mjete me njëra tjetrën

Në të janë përfshirë dy automjete, një makinë tip wolsvagen me targë Kosove 01 605 DI është përplasur me një benz me targë AA 161 MV ngjyrë të zezë.

 

Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes dhe burimeve pranë policisë së Shkodrës, behet me dije se si rezultat i këtij aksidenti, ka marrë dëmtime të lehta cifti i cili po udhëtonte me mjetin me targa kosove, të cilët janë derguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nderkohe nga ana tjetër, blute e Shkodres kane nisur hetimet per zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti që regjistrohet në aksin rrugor, Shkodër – Kryebushat