20
H, N
3024 New Articles

Operacion anti-drogë në bregdet, kapen 900 kg kanabis

KRONIKE
Typography

Në një operacion të gjerë, të shtrirë nga Grykëderdhja e lumit Buna në Shkodër

deri në Kepin e Qefalit – Butrint, Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 900 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 102.4 gramë lëndë e dyshuar kokainë, si dhe janë arrestuar 8 persona për trafik të lëndëve narkotike.

Në këtë operacion, ku është “krehur” bregdeti shqiptar, janë përfshirë 1140 forca policore, 10 mjete lundrues, 30 automjete si dhe helikopteri i policisë.

Operacioni masiv ka nisur më datë 28 gusht dhe do përfundojë mbrëmjen e sotme.

Ai po zhvillohet nga toka, deti dhe ajri, duke koordinuar veprimet midis forcave pjesëmarrëse në operacion.

Në këtë operacion marrin pjesë strukturat e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Durrës, dhe Shkodër.

Në mbështetje të veprimeve të tyre janë angazhuar forcat e Komisariateve të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë, Fier, Njësia Speciale “Delta”, QNOD-ja dhe Reparti i Helikopterëve.

Veprimet në hapësirën detare po mbështeten edhe nga Nukli i Kufirit Detar të “Guardia di Finanza” Durrës e Vlorë, QNOD dhe Rojen Bregdetare.

Operacioni policor po kryhet në gjithë zonën bregdetare të vendit tonë dhe në hapësirën detare,  në rrugët nacionale dhe rurale që të çojnë në bregdet dhe në Pikat e Kalimit kufitar.