20
H, N
3024 New Articles

Një vrasje e paralajmëruar… Si i shpëtoi gjyqtarja atentatit të parë nga ish-bashkëshorti

KRONIKE
Typography

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, ishte një vrasje e paralajmëruar por që askush nuk mori masa. 39-vjeçaria nuk arriti t’i mbijetojë atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi.

Tentativa e parë për të vrarë Fildes Hafizin

Rreth orës 16.00 të datës 19 korrikut 2015, shërbimet e policisë gjyqësorë të Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë marre informacion se ne vendin e quajtur plazhi i Golemit të rrethit Kavaje, në afërsi të hotel “Horizonti”, Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e mbante pa leje të organeve kompetente, në prani të fëmijëve, ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hafizi.

Shtetasja Fildes Hafizi ka kallëzuar se ka qenë  e martuar me Fadil Kasemii dhe se në muajin maj të këtij viti ishin divorcuar, divorc për të cilin Fadili nuk ka qenë dakord. Para disa ditësh ajo ka shkuar në plazh, në Golem se bashku me nënën dhe dy fëmijët, të cilët i ka ne kujdestari, ku ka marrë një dhomë me qira. Për lëvizjen e fëmijëve ajo ka vënë në dijeni të atin e tyre, shtetasin Fadil Kasemi. Fëmijët kanë mbajtur lidhje me të atin, duke telefonuar me të disa herë në ditë.

Çifti ka pasur probleme e mosmarrëveshje gjatë kohëve të fundit dhe Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me kërkesë për lëshim të urdhrit të mbrojtjes, por në gjykimin  e kërkesës se saj ajo nuk është paraqitur, e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin. Me 19 korrik 2015, rreth orës 16.00’, Hafizi së bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dalë nga banesa për të shkuar tek shezlonet në anë të detit, kur ka parë se drejt tyre po afrohej ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka parë është afruar me vrap pa i lënë mundësi që të largohet apo të fshihet. Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar të hapte një çantë  (marsupio) dhe të nxjerrë diçka prej saj. Firdusi, duke dyshuar se ai donte të nxirrte armën, i është drejtuar duke iu lutur që të mos i linte fëmijët jetimë, si edhe ka tentuar t’i marrë çantën. Fadili ka reaguar duke e goditur në fytyre me grusht dhe e ka rrëzuar në rërë. Ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin e aty fillimisht ka ndërhyrë djali i tyre, i cili ka parë të atin të hapë çantën e të tentojë të nxjerrë prej andej një send, që ka qenë pistoletë, por që nuk e ka nxjerre atë. Po ashtu, kane ndërhyrë edhe persona të tjerë.

Duke përfituar nga kjo ndërhyrje, Fildesi ka mundur t’i marrë çantën që kishte rënë në tokë, e të vrapojë drejt hotel “Horiozontit”. Aty ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja në fytyrë dhe po bërtiste: “Po me vret, po me vret!” dhe  i ka kërkuar ndihmë si dhe të njoftonte policinë. Policia ka mbërritur shumë shpejt e Hafizi i ka dorëzuar çantën, të cilën e  kishte pasur Fadili Kasemi. Brenda në çantë policia gjeti e sekuestroi një armë zjarri pistolete TT, model 54, me krehër të vendosur në të. Pas ngjarjes, Fadili është ulur në shezlon, duke mbajtur kokën me duar dhe kur ka shkuar policia për ta shoqëruar është prezantuar me gjeneralitete te sakta dhe nuk ka paraqitur asnjë rezistencë.

Nga  verifikimi me gyp-indikator alkooli rezultoi se shtetasi Fadil Kasemi kishte përdorur pije alkoolike dhe përmbajtja e alkoolit ishte 0,1% – 0,2 %. Ai ka pretenduar se ka konsumuar i vetëm raki dhe verë në sasi që nuk justifikojnë atë shkalle përqendrimi të konstatuar. Shtetasi Fadil Kasemi ka pretenduar ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk i perceptonte drejt gjërat, por ka thënë se arma dhe çanta nuk janë të tijat, por i përkiste një personi që nuk e njihte e qe e kishte provokuar duke iu ulur në tavolinë, si dhe qe i kishte marre çelësat e veturës e ia kishte futur në çantë.

Vetura tip “BMW, çelësat e të  cilës u gjetën e sekuestruan në çantën ku ishte pistoleta, i përket Fadil Kasemit, i cili e kishte blerë pa bërë dokumentet përkatëse, pasi e kishte në provë për disa ditë. Nga këqyrja trupore e shtetases Fildes Hafizi konstatohet në fytyrë shenja dhune fizike. Arma e sekuestruar është dërguar për ekspertim dektikloskopik vlerësues e teknik balistik.

Në atë kohë organi i akuzës deklaronte se nuk ka akuzë tentativë vrasjeje, por dhunë fizike ndaj ish-gruas. Gjatë kohëve të fundit dhe shtetasja Fildes Hafizi, duke u ndjerë e rrezikuar, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë me kërkesë për lëshim të urdhrit të mbrojtjes, por në gjykimin e kërkesës së saj ajo nuk është paraqitur e për pasojë gjykata ka pushuar gjykimin. Fadil Kasemi ka bërë gati dy vite burg e më pas është liruar.

/tirana post/