23
Sh, SH
2745 New Articles

Plagosja në Shkodër, identifikohet autori, 4 në pranga

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja rreth plagosjes me armë zjarri në Beltoje

Mësohet se deri më tani, është shpallur në kërkim autori i plagosjes së Edmir Nilajt, 21 vjeç. Bëhet fjalë për shtetasin Admir Dekovi, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Po ashtu, janë arrestuar për moskallëzim krimi Alberto N. 32 vjeç, Bert Sh. 34 vjeç, Leandro N. 35 vjeç dhe Eduard F. 33 vjeç, të gjithë banues në Hot i Ri të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi Edmir Nilaj, 21 vjeç, banues në Vekel, Malësi e Madhe.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.