18
Mer, T
2793 New Articles

Shkodër, qeni i ndoti në oborrin e shtëpisë, xhaxhai vret nipin

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Vojo Kushi”, shumë pranë teatrit “Migjeni”.

Pas një konflikti të çastit, mësohet se Bujar Kuçi, 62 vjeç ka qëlluar dy herë me thikë pas shpine, nipin e tij 33- vjeçar, Mirsad Kuçi. 33-vjeçari është transportuar drejt spitalit por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë kohës që po dërgohej në Spitalit Rajonal të Shkodrës. 62-vjeçari është arrestuar nga policia, e cila ka sekuestruar edhe armën e krimit. Mësohet se xhaxhai në momentin që ka goditur nipin e tij me thikë, ka qenë i dehur dhe shkak i konfliktit ka qënë qeni i cili ka bërë pis oborrin e tij. Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërsa 62- vjeçari nuk ka tentuar të largohej por ka qëndruar në banesë duke pritur forcat e policisë. Mësohet se Mirsad Kuçi ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte së bashku me babanë e tij.

Xhaxha e nip sherr për oborrin

Sipas policisë së Shkodrës, xhaxhai dhe nipi kishin herë pas herë konflikti të vazhdueshme për çështjen e një oborri të përbashkët. Kjo pasi palët nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës. Mirëpo situata është agravuar edhe më tepër ditën e djeshme, kur qeni i viktimës kishte hyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, dhe ka ndyer aty. Kjo ka bërë që 62-vjeçari të nxehet dhe ka marrë një thikë në shtëpinë e tij, duke dalë në rrugët e Shkodrës për të gjetur nipin e tij. Mirsad Kuçi, ndodhej pranë teatrit të Shkodrës, ku është shkëmbyer me xhaxhanë e tij. Ky i fundit më pas e ka qëlluar nga pas shpine në ecje e sipër, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Pas kësaj ngjarje kanë qënë kalimtarët e rastit që kanë çuar për ndihmë mjekësore në spital 32 vjeçarin, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë pas marrjes në pyetje Bujar Koçi, ka pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se kishte kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër. Ditën e hënë Koçi pritet të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg. Koçi me kodin e ri të procedurës penale, dënohet me burgim të përjetshëm.

Burime: Xhaxhai i dehur

Mësohet se xhaxhai në momentin që ka goditur nipin e tij me thikë, ka qenë i dehur dhe shkak i konfliktit ka qene qeni i cili ka bërë pis oborrin. Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërsa 62- vjeçari nuk ka tentuar të largohej por ka qëndruar në banesë duke pritur forcat e policisë. Mësohet se Mirsad Kuçi ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte së bashku me babanë e tij. mirsad kuci shkoder Viktima Mirsad Kuçi Shkodër, xhaxhai vret nipin ngjarja afër teatrit 'Migjeni'

Njoftimi i policisë: Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit "Migjeni" pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Shqiptarja.com